Nuk fitoi luftën me Covid-19, ndërron jetë themeluesi i markës Kenzo

Stilisti i njohur japonez, Kenzo Takada, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pas infektimit me Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar zëdhënësi i tij ku tregoi se Kenzo ndërruar jetë në spital ditën e diel për shkak të Covid-19.

I njohur për printimet e tij shumëngjyrëshe grafike dhe me lule, ai ishte projektuesi i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris.

Ai lindi në vitin 1939 afër Osakës, Kenzo Takada mbërriti në Francë në 1965 me anije dhe u vendos në Paris.

Themeloi markën e njohur ndërkombëtarisht me emrin e tij të parë në vitet 1970. Më pas nisi një linjë për burra në 1983, dhe më vonë në vitet 1980 linjat më të rastësishme të veshjeve sportive Kenzo Jeans dhe Kenzo Jungle.

SHKARKO APP