Nuk fitoi tek “Lufta e nuseve”, Marina-konkurrenteve: Bëtë lojë të ndyrë
“Lufta e nuseve” solli mbrëmjen e së shtunës në televizionin Klan, nuse dhe dasma të bukura, një garë të fortë dhe plot emocione, rrëfime plot humor, batuta e histori dashurie mbresëlënëse por edhe dekorime me klas. Tre çiftet e puntatës së parë ishin Marina e Ndue, Algida e Algert dhe Antonela e Mition, të cilët zhvilluan një “luftë” të vërtetë midis tyre.
Ceremonitë e tyre të dasmës ishin emocionuese, të kuruara deri në detaje, ku nuk munguan edhe fjalime e dedikime mbresëlënëse. Pasi morën pjesë në dasmat e njëra-tjetrës, nuset dhanë komentet dhe vlerësimet e tyre. Finalja e zhvilluar solli mjaft batuta dhe vlerësime që shkaktuan debat.
Nusja nga Moldavia, Marina, akuzoi dy konkurentet se kishin bërë lojë të pistë. “U pa në komentet tuaja zilia. Bëtë lojë të ndyrë. Kishit frikë mos humbnit dhe dhatë pikë të ulëta”, u shpreh Marina. Antonela mori dy 10 pikëshe në finale të këtij edicioni dhe u shpall fituese. Marina nuk ua dha dorën duke u shprehur: Keni bërë lojë të ndyrë, s’ta jap as dorën.