Nuk i pëlqeu pagesa, një tjetër bashkëprezantuese largohet nga “Sanremo”?

Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Giorgina Rodriguez e Alketa Vjesiu, janë disa prej figurave të njohura që do të prezantojnë “Sanremo 2020”.

Teksa secila prej tyre, por edhe pjesa tjetër e stafit po përgatiten për të organizuar një festival madhështor, mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano Rolado-s nuk është e kënaqur nga pagesa.

Giorgina Rodriguez është shprehur se nuk i mjaftojnë 20-25 mijë euro që do i paguajë “Sanremo”, prandaj dëshiron një pagë më të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modelja ka kërkuar nga drejtuesit 140 mijë euro, shifër kjo shumë më e lartë nga sa i është përcaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit janë shprehur se kjo është një shifër marramendëse dhe nuk mund të bien dakord, pasi ajo nuk mund të paguhet më tepër se vajzat e tjera të përzgjedhura.

Ende nuk është marrë një vendim!

Georgina është parashikuar që të prezantojë në natën e tretë të festivalit së bashku me Alketa Vejsiun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?