Nuk ka mbaruar dasma, por as fotot. Shikoni Besin me ‘naçot’
Ajo ishte një nga dasmat më madhështore dhe të bujshme të showbizit shqiptar. Por festa për Besart Kallakun dhe Xhensilën nuki ka mbaruar.
Aktori i humorit ka zbuluar në rrjetet sociale se mbrëmjen e kësaj të diele do të ketë ceremoninë e dytë të dasmës me familjarë dhe të afërm në Fushë Krujë.
“Te dashur bashkfshataret e mi te Bubqit. Shihemi sonte per valle ne Bubq. Ora 20:00. Lokali Aldos perballe Gimit Sures Llont Tares”.
E ndërsa u mrekulluam me fotot e princeshës Xhensilë dhe çiftit, nuk keni parë asgjë akoma.
Foto-sesioni i dhëndrit me shoqërinë e tij nuk do koment. Padyshim Besi nuk është një dhëndër si gjithë të tjerët.