Nuk ka suprizë, ja gruaja më e fuqishme në botë për 2019

Çdo vit, Forbes harton një listë të grave më me ndikim në botë, referuar fushave si politika, biznesi dhe argëtimi. Për 2019-n, Forbes ka vendosur në krye të renditjes kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila vlerësohet ndër të tjera për qeverisjen e fortë dhe lejimin e më shumë se një milion refugjatëve sirianë në Gjermani.

Në vendin e dytë është Christine Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, e cila më parë ka shërbyer si drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vitin e kaluar, renditej në vendin e 22-të në listën me gratë më të fuqishme në botë. Pas Lagarde qëndron Nancy Pelosi, e cila u bë gruaja e parë që u zgjodh kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Greta Thunberg, e cila u shpall nga Time si Personazhi i Vitit, renditet në vendin e 100. Mbretëresha Elizabeth II qëndron në vendin e 40, Ivanka Trump dy pozicione më poshtë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ndodhet në vendin e 88. Rihanna, Beyonce dhe Taylor Swift rendihen përkatësisht në vendin e 61, 66 dhe 71.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?