“Nuk ke turp?” Moderatorja merr në telefon Alfion dhe e “degjeneron” live: S’ka justifikim

Moderatorja e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka telefonuar kuzhinierin Alfio Rrotani gjatë emisionit dhe e ka “degjeneruar” për faktin që nuk gatuan në shtëpi.

Në emision ishte e ftuar e dashura e Alfios, Fatma Methasani, e cila deklaroi se Alfio nuk pëlqen të gatuajë në shtëpi, duke qenë se në punë merret gjithë ditën me kuzhinë.

Nisur nga ky fakt, Rudina Dembacaj e ka telefonuar Alfion, duke i thënë se është turp që kuzhinieri të mos gatuajë në shtëpinë e tij.

Biseda në emision:

Rudina: Po mirë o zotëri a nuk ke turp që nuk i gatuan gruas në shtëpi?

Alfio: Gënjen nuk është e vërtetë.

Rudina: Si nuk është e vërtetë?

Alfio: Gatuaj ndonjëherë

Rudina: Kur? 1 herë në vit?

Alfio: Po mirë është njësoj sikur ti të bëje një emision në mëngjes, një emision pasdite dhe një emision në darkë.

Rudina: Nuk ka asnjë justifikim

Alfio: Në rregull, nuk ke faj.

SHKARKO APP