Nuk mori biletë për në finalen e Eurovisionit/ Ronela: Dola për të pirë, ende ndjej dhimbje të madhe
Askush nuk e priste që Shqipëria nuk do të ishte pjesë e finales së Eurovisionit. Ronela Hajati e cila shkundi skenën me këngën ”Sekret”, thotë se mbrëmë pas show-t ajo doli në një club për të pirë.
Po ashtu në postimin e saj në Instagram, këngëtarja shprehet se ”ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale”.
Performanca e saj për 19 orë ka marrë mbi 1 milion shikime në Youtube, duke vendosur kështu një rekord në krahasim me këngët e tjera.
Postimi i plotë
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë”,-shkruan ajo.
View this post on Instagram