Nuk ndalen telashet për Noizyn/ Vlonjati i djeg Ferrarin luksoz, vetëdorëzohet në polici

Në Shqipëri po bëre emër dhe para në mënyrë të ligjshme ke telashe dhe sherre.

Ndaj për reperin shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy, nuk kanë të përfunduar problemet.

Brenda disa javësh Noizyt i kanë djegur për të disatën herë radhazi lokalin dhe një herë i dogjën makinën e nënës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësaj here reperit të njohur i kanë djegur automjetin luksoz, konkretisht Ferrarin, me të cilin ai është parë jo pak herë në publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Makinës me vlerë 300 mijë euro, të cilën Noizy e quante “Shakira”, i është vënë zjarri nga një i ri nga qyteti i Vlorës, i cili është vetëdorëzuar në polici, pasi kjo e fundit ka siguruar prova të mjaftueshme.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar të riun me iniciale S. K. duke ecur i qetë pranë automjetit dhe ai ka pranuar autorësinë, raporton BW.

Vlonjati ka deklaruar se është paguar 2 mijë euro nga një këngëtar që ndodhet jashtë Shqipërisë, me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?