Nuk ndalet Era Istrefi, shfaqet në MTV

Era Istrefi dhe suksesi i saj ndërkombëtar, tani po merr një dimension tjetër, atë të përmasave mbarëbotërore.

Këngëtarja e cila nënshkroi kohë më parë për Sony Music ka qenë kryetemë e mediave botërore sa i përket veçantisë së saj në performim.

“Bon Bon” e Era Istrefit e krijuar në Kosovë ka shpërthyer duke arritur milionë klikime si në kanalin e Erës shqiptar, ashtu edhe në kanalin e Ultra Music ku fansa nga anë e mbanë bota kanë folur fjalë të mëdha për Erën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa tani, kënga “Bon Bon” është transmetuar në televizionin më të madh muzikor në botë, MTV.

Swiss Digital Mobile Reklama

Transmetimi i këngës së Erës është bërë në kuadër të hiteve të vitit 2016 që kanë pushtuar botën.

Ky nuk pritet të jetë suksesi i vetëm i Erës, e cila ka në përgatitje disa projekte me producentë vendor e ndërkombëtar, ku ajo së fundmi qëndroi edhe në Londër për një muaj për të punuar pikërisht në projekte muzikore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?