Nuk ndalon Policia e Kosovës, shpall në kërkim edhe Stresin. Kërkon ndihmën e qytetarëve

Pas Noizyt, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestojë edhe Stresin. Reperi akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë, së bashku me reperin tjetër Noizy dhe disa persona të tjerë.

Njoftimi për shpalljen në kërkim të reperit Stresi vjen 24 orë pasi autoritetet në Kosovë bënë të njëjtën gjë me kolegun e tij në botën e artit, Noziy dhe DJ e këtij të fundit, i njohur si Dj Crax.

Por më herët, Stresi tha se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij. ”Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike. Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq”,-thotë Stresi.

Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është Arkimed (Sali) LUSHAJ, i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

SHKARKO APP