Nuk përballon dot fyerjet e fansave, Ed Sheeran heq dorë nga Twitter

Ed Sheeran ka hequr dorë nga Twitter dhe ka një arsye shumë të fortë për vendimin që ka marrë.

Sipas këngëtarit me famë botërore ai nuk do ta përdorë më Twitter pasi mori një valë sharjesh nga komentuesit.

“Unë nuk mund ti lexoj komentet në Twitter, njerëzit thonë shumë gjëra”- është shprehur Ed për The Sun. “Një koment mund të rrënojë ditën tënde. Kjo është arsyeja pse kam hequr dorë.”

Ylli i muzikës i cili ka 19 milionë ndjekës, thotë se do ta mbajë llogarinë hapur dhe do të ndajë me fansat vetëm përditësimet automatike nga faqja e tij në Instagram.

26-vjeçari e ka pasur shumë të vështirë të përballojë fyerjet e disa fansave.

SHKARKO APP