Nuk u bë deputete, moderatorja: Për drekë me grupin personal të ruajtjes së votës (FOTO)

Kandidatja e Partisë Demokratike, njëherësh edhe moderatorja Ori Nebijaj ka drekuar me grupin e saj personal të “ruajtjes së votës”.

Përmes një video të postuar në Instastory, Nebijaj shihet duke drekuar më një grup të rinjësh, ndërkohë që në video shkruan se është grupi i saj për ruajtjen e votës. “Grupi im personal i ruajtjes së votës personale”, shkruhet në video.

Ori Nebijaj ishte në vend të 18 si kandidate për deputete në Tiranë, dhe arriti të merrte 5,599 vota, ndërkohë që PD-ja në këtë qark arriti të merrte vetëm 15 mandate, duke u bërë e pamundur që Nebijaj të merrte karrigen në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?