”Nuk xhelozoj, kam inat”, Gjesti-Eglit: Pse rri me banorët e rinj?

Dramat mes Eglit dhe Gjestit kanë vijuar edhe këtë të hënë. Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa. Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët ajo i konsideron shokë. Egli iu përgjigj me qetësi duke e pyetur: “Nëse nuk ke ndjenja për mua, pse shqetësohesh?”, duke i kujtuar se ai vetë e kishte theksuar disa herë këtë gjë. Gjesti i acaruar mohoi të ishte xheloz dhe tha se thjesht kishte inat. Ky moment shkaktoi komente nga ndjekësit e spektaklit, të cilët debatojnë nëse Gjesti është vërtet i painteresuar, apo nëse ky është një reflektim i ndjenjave të tij të pazbuluara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

SHKARKO APP