Nuse përrallore! Xhensila dhe Besi, në një dasëm magjike (FOTO/VIDEO)

Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku po martohen sot tek Pallati i Brigadave ose, i njohur ndryshe, rezidenca mbretërore. Na e kishte treguar disa herë, por Xhensila Myrtezaj e dinte se askush s’e priste një fustan kaq madhështor. Jo më larg se sot në mëngjes, ajo na gostiti me këtë foto ku dallohej fustani prapa saj. Por s’paska qenë asgjë!

Fustani i nusërisë së Xhensilës ishte madhështor në të gjitha kuptimet. Në ngjyrën klasike të bardhë, super voluminoz, me një bisht aq të gjatë sa duheshin dy njerëz për ta mbajtur, Xhensila Myrtezaj ia besoi gjithë madhështinë fustanit, duke zgjedhur t’i mbante flokët të lëshuar.

Besi dhe Xhensila u shpallën burrë e grua. “Premtoj të ndërtoj ëndrrat me ty si kam bërë deri tani…të jem bashkëshortja jote por mbi të gjitha të jem shoqja jote më e ngushtë, të premtoj sot që do krijojmë një familje plot jetë…”, ka thënë Xhensila në altar.

Pas gjithë këtyre premtimeve Besit i mbetej vetëm të pranonte. Me stilin e tij. Sigurisht. “Po, du”, tha ai duke shkaktuar të qeshura.

Më pas ata shkëmbyen puthjen klasike si burrë e grua që u pasua me një përqafim shumë të gjatë…teksa kumboi “I will always love you”. Me sa duket Besi, edhe pse e la atë përqafim me fytyrë të qeshur, duhet të kishte emocione teksa niste jetën si burrë e grua me Xhensilën e transformuar në Hirushe dhe i duheshin ca sekonda ta mblidhte veten.

E ai e trajtoi si princeshë, teksa në fund i puth dorën…Magjia shndërron Hirushen në princeshë, ndërsa dashuria “katunarin”, bën aq shumë shaka me këtë term Besi sa tashmë ka kuptim vetëm komik…në princ.

https://www.instagram.com/p/BYgkWLxg6ux/?taken-by=prive.al

https://www.instagram.com/p/BYgjOd4AP_-/?taken-by=prive.al

 

https://www.instagram.com/p/BYgp5nLhoe9/?taken-by=sellmakasumoviq

SHKARKO APP