Nusja e Jozefina Topallit kalon kufijtë, ja çfarë shkruajnë për të mediat e huaja
Eva Murati është një nga moderatoret që premton shumë edhe në fushën e kinematografisë. Ajo ka luajtur në filmin “Skanderbeg” dhe fill pas tij u bë pjesë e “Ti mund të më quash Xhon”. Bukurinë dhe dhuntinë e saj e krahasojnë me atë të këngëtares Jeniffer Lopez.
Fama ka kapërcyer vendin dhe bukuroshja njihet edhe jashtë. Një prej mediave të njohura boshnjake “klix.ba” i ka kushtuar një artikull asaj. “Eva Murati është një gazetare sportive dhe prezantuese televizioni. Ajo studion drejtësi, është aktore dhe modele nga Tirana. Bukuroshja nga Shqipëria u lind më 25 maj 1995 dhe përveç gjuhës amtare flet anglisht, italisht dhe spanjisht. Eva drejton momentalisht një program sportiv, është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka dhunti të shumta dhe është shumë e talentuar, aq sa mund të krahasohet me Jeniffer Lopez”, shkruan “klix.ba”. Eva Murati është e fejuara e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.