“Nusja e shtëpisë” hedh në gjyq familjen Kardashian

Blac Chyna ka paditur familjen Kardashian, duke pretenduar se janë fajtorë për anulimin e emisionit të saj në televizon. Ajo ka akuzuar familjen “hakmarrëse” se dëshirojnë ta shkatërrojnë. Avokatja e Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White ka konfirmuar për BBC se në padi është emri i Kris Jenner së  bashku me Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian, si edhe Kendall e Kylie Jenner. Padia vjen pas prishjes së marrëdhënies së Chyna me Rob Kardashian, ndërkohë që kanë edhe një vajzë së bashku. Pas ndarjes të dyja palët kanë akuzuar njërit-tjetrin. 29-vjeçarja ka akuzuar djalin Kardashian se ka sulmuar dhe përdorur dhunë ndaj saj.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?