Nusja ime Floriana: E njoh si…

Disa ditë më parë, mediat shkruan se vjehrra e Floriana Gaors nuk ishte një emër i panjohur, por një grua e angazhuar në politikë. Ajo është në krye të Aleancës Kuq e Zi. Në një intervistë për GSH, Lumturi Ratkoceri ka folur për rrugëtimin e saj në jetën politike, por edhe për familjen dhe marrëdhënien me Florianën, të fejuarën e djalit të saj, Enisit.

“Enisi dhe Floriana janë njohur në një udhëtim në Itali. Unë dhe Floriana as që e kemi parë ndonjëherë raportin tonë me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ne njihemi prej një viti dhe marrëdhënia jonë është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.

Dhe nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë gjyshe sa më shpejt. “Sigurisht që e pres me padurim momentin kur do të bëhem gjyshe. Është ëndrra e çdo nëne. Por vendimi i takon çiftit, dhe unë e respektoj këtë”, është shprehur ajo në fund të intervistës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?