“O ba, pse je sjellë si idiot?!” Kastro Zizo rrëfen bisedën me të birin
Kastro Zizo foli në emisionin “Pasditja ime” për marrëdhënien me djalin e tij Dankan.
Ai u shpreh se 13-14 vjeçarët e sotëm janë si 18-vjeçarët e kohës së tij, dhe pranoi se bën biseda të rriturish me të birin brenda disa kufinjve.
Kastro tha se tashmë që do të bëhet baba për herë të tretë, është koha që të tërhiqet disi nga jeta e qejfit dhe të përqëndrohet më tepër te familja e tij.
Ai tha se ka kohë që është divorcuar me alkoolin pasi ka pasur edhe kritika nga i biri kur sheh videot e Kastros në internet.
“Më tha, ‘O ba pse je sjellë si idot këtu’. Ai më jep një shije, më mëson nga ana muzikore. Mendoj se një 13-14 vjeçar sot është si një 18-vjeçari i kohës sime”, tregoi Kastro.
Këngëtari tregoi edhe një moment kur ishte përpjekur t’i jepte këshilla për seksin të birit dhe ai i tha: “Bab i kam kaluar këto faza, ka Pornhub (bëj shaka). Kjo periudhë ka kaluar”.
“Flasim dhe jemi si shokë, unë jam një baba shumë konservator. Mund të ngjaj si karagjoz por jam konservator si nga mënyra që i them të shkojë në shkollë, apo mos ngrejë zërin, por shyqyr është fëmijë i mbarë. Ndonjëherë qesh e i them ‘mos më ngjaj kaq shumë, merr ato anë të mira mos merr ato bastardlliqet e mia”.
Kastro foli edhe për vajzën që e ka në Prishtinë, për të cilën tha se ka tjetër ndjesi për babain duke qenë më larg.