Obama për 8 vite me të njëjtin kostum, Michelle zbulon sekretin e ish-presidentit (Foto+Video)
SHBA – Gjatë 8 viteve si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama paska veshur të njejtin kostum smoking në evente formale dhe ne nuk e paskemi vënë re.
Në fakt nuk kemi faj ne që nuk e kemi kuptuar këtë gjë, pasi gjithë vëmendjen e ka marrë ish-Zonja e Parë Michelle Obama. Ajo gjatë kohës që ishte Zonja e Parë fitoi gjithë admirimin e gjinisë femërore për stilin e saj në të veshur, por jo vetëm.
Por bashkëshorti i saj Barack Obama, nuk është munduar shumë me veshjet e tij, të paktën në evenimentet formale, ku duhet të vishej me kostum. “Kjo ishte e padrejtë. Pavarësisht se çfarë bënim ne, ai vishte të njëjtin kostum. Ai nuk ishte i turpëruar nga veshja e tij e përsëritur. Ai ishte krenar edhe për këtë”- tha Michelle.
Çifti i njohur tashmë janë tepër aktiv në pushimet e tyre, pasi po shijojnë faktin e të qënit edhe një herë njerëz të zakonshëm pa impenjime të mëdha.