Ofendime, fyerje dhe kërcënime në ”Big Brother”, Arbana Osmani: Do të ulen 2 mijë euro nga çmimi i madh

Ofendimet, fyerjet dhe kërcënimet e përdorura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në ”Big Brother Vip Albania 2”, kanë shokuar mbarë popullin.

Tashmë VIP-ave të cilët do t’u dëgjohen këto gjëra do të ulen nga dy mijë euro për çdo fyerje, nga çmimi i madh. “Për secilin pavarësisht se kush e bën që do të dëgjohet ofendim, fyerje dhe kërcënim do të ulen nga dy mijë euro nga çmimi i madh”, tha moderatorja Arbana Osmani.

Gjatë klipit u transmetuan disa nga momentet ku kanë ndodhur ngjarjet, ndërsa nuk munguan arsyetimet e banorëve.

“Ky program është shumë i madh shkon tek çdo njeri. Shpërndahet kudo dhe çdo batutë përdoret kudo. Të lutem duhet të jeni të kujdesshëm në gjërat që thoni. Unë e di që ju jeni të mirë. Këto shaka budallaqe në këtë kanal televiziv, a ka mundësi të mos i bëni. Mos i bëni më”, theksoi Arbana.

SHKARKO APP