Oferta nga një politikan, Klodiana Lala: Sot mund të isha në Kuvend
Gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka treguar se i është ofruar mundësia për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. E ftuar në ”ABC e Pasdites”, Lala tha se nuk e kishte pranuar.
Ajo shtoi se nuk preferon ta bëjë publike forcën politike që i ka bërë ofertën, por i është përgjigjur me fjalët: Ky kostum, nuk bën për mua, është i pistë!
”Para disa kohësh mora një ofertë për të hyrë në politikë, edhe mund të isha sot në Parlament. S’kam për ta bërë publike nga kush forcë erdhi dhe personi, i cili më bëri ofertën, ju përgjigja shumë shkurt: ky është një kostum i pistë që nuk bën për mua”.