Olsi Bylyku zbulon detajin e rëndësishëm në lidhje me të dashurën e tij
Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në trojet shqiptare.
Edhe pse mjaft i ri, ai i’a ka dalë që në skenë të prodhojë të njëjtin kualitet të qeshurash si kolegët e tij që kanë vite në këtë profesion.
Së fundmi ai ka bërë publike romancën e tij me një vajzë shumë simpatike të quajtur Egli dhe ata duken më të dashuruar se kurrë.
Ditën e sotme, aktori i humorit ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ditë për ditë’ në ‘Tv Klan’ dhe gjatë intervistës me moderatorët, ka zbuluar një detaj të rëndësishëm për jetën e tij private.
Mesa duket gjërat janë bërë akoma më serioze, pasi çifti tashmë ka filluar të bashkëjetojë dhe sipas tij, ajo kishte arritur ta njihte më mirë seç ai ka njohur ndonjëherë veten.
Kujtojmë që së shpejti ai dhe Bes Kallaku do të publikojnë filmim më të ri me titull ‘Falco’, ku dy kolegët do të jenë protagonistë.
KOHA JONË SONDAZH

