Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, emri i veçantë i vogëlushes
Olta Boka është bërë ditën e sotme nënë për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja ku mes emocionesh shkruan:
“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj ??, perëndesha e jetëve tona?
Të mora në krahe dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i perafrohet!
Me ty u zbrit një copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij!”
Gjithashtu edhe vëlllai i këngëtares është shprehur i emocionuar në InstaStory ku shkruan:
“Olta Boka më dhe statusin më të bukur në botë. Daja u bë me një princeshë. Gaia.” shkruan Stivi mes emocionesh.