Olta Boka konfirmon shtatzëninë, publikon foton e ëmbël dhe zbulon gjininë: Prej 9-muajsh unë…

Këngëtarja e njohur, Olta Boka ka zbuluar me një foto të vetme se është në pritje të ëmbël prej 9-muajsh tanimë. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj pak minuta më parë një foto ku shfaqet e veshur me fustan ngjyrë rozë, mes luleve në natyre dhe me barkun e rrumbullakosur.

“Prej 9-muajsh unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, ka shkruar Olta krah fotos duke treguar njëherazi se është në pritje të një vajze.

Me siguri këngëtarja është duke përjetuar momentet më të bukura në jetën e saj pasi shumë shpejt do të mundet të mbajë në krah dashurinë më të madhe të saj

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?