Olta Boka në muajin e 9 të shtatzënisë, zbulon gjininë e bebit
Olta Boka, priti plot 9 muaj për ta bërë publik lajmin e pritjes së ëmbël dhe se së shpejti do të bëhet nënë e një vajze! Pak orë më parë, këngëtarja postoi disa foto në llogarinë e saj të Instagram-it, të shkëputura nga festa e baby shower-it për të përshkruar gjithë ndjesitë e rrugëtimit të shtatzënisë.
“Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”,-shkruan Boka në foton ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Si rrallëherë, këngëtarja publikoi gjithashtu një foto me partnerin, të cilin ka zgjedhur ta mbajë privat për shumë vite më radhë.
Për herë të parë, zërat për një shtatzëni të mundshme, u bënë publike aty nga fundi i majit, por vetë Olta u kujdes ta ruante sekretin gjer në ditët e fundit të shtatzënisë. Prej shumë vitesh, këngëtarja është në një lidhje me Iv Rrokajn, djalin e një prej ish-deputetëve të LSI-së dhe pedagogut, Shezai Rrokaj.
https://www.instagram.com/p/CBbERrMFneU/