Olta e nervozuar: Po ndihen e pavlerë. Luizi: Mos vallë je e tillë në këtë lojë?

Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, që pas “burgosjes” së Oltës, Luizit, Matesros dhe Kristit, situatat nuk janë më të njëjta. Që pas leximit të zarfit ku banorët kishin mundësi shkëmbimi, Olta ka shprehur shqetësim.

Sipas saj Luizi ka negociuar për ardhjen e atij zarfi dhe kjo nuk është e drejtë. Ajo tha se të gjithë mund të negociojnë jo vetëm Luizi, ose të kryejnë dënimin që i është caktuar.

Olta: Unë tani jam shumë e shqetësuar. Nuk e ke idenë sa po e ruaj qetësinë. Po ndihem e pavlerë. Kaq.

Luizi: Mos vallë je e pavlerë në këtë lojë?

SHKARKO APP