Olta flet për puthjen e shumëkomentuar me Luizin
Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka pak ditë që ka përfunduar xhirimet dhe në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Publiku po e pret me padurim sepse kasti është me shumë personazhe të njohur të ekranit.
Një ndër aktoret e “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari, ishte dje e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku rrëfeu përjetimet e filmit, rolin e saj si dhe për kohën që iu rikthye xhirimit.
Ajo tha se shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e “Big Brother VIP”:
“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënaqur dhe them se kemi bërë një punë të mirë”.