Olta Gixhari sfidon edhe borën!

E konsideruar nga të gjithë si aktorja më seksi e momentit në Shqipëri, bukuroshja Olta Gixhari rikthehet të provokojë shqiptarët me fotografi, të cilat zakonisht tërheqim vëmendjen e publikut të gjerë dhe komentohen pafund.

Këtë herë biondina tejet simpatike e aktrimit shqiptar është shfaqur e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit në mes të dëborës në këto temperatura të ftohta. Ajo thjeshtë me një pallto të hedhur krahëve, e cila është e hapur dhe lejon të duket qartë një pjese e mirë e gjoksit të saj, shkruan Syri.net.

Sikurse ka bërë të ditur vetë Olta, kjo fotografi është shkrepur në fshatin turistik të Korçës, pikërisht në Dardhë, ku duket se po bën edhe një set fotografik të saj. Aktorja seksi ka paralaijmëruar se së shpejti këto fotografi do të hidhen në treg.

SHKARKO APP