Omeri sërish me një projekt të suksesshëm

Aktori i njohur për rolin e komisarit të policisë në serialin “Diamante dhe dashuri”, Engin Akyurek, është një ndër më të kërkuarit e producentëve për serialet televizive. Në një serial të ri, i cili është ende në letër, aktori 34-vjeçar do të ketë rolin e protagonistit. Ai do të përpiqet të marrë hakun e të atit duke u bashkuar me mafian, edhe pse do të vijojë të jetë i ndershëm e i ndërgjegjshëm. Mediat turke kanë raportuar se aktori i ka thënë “PO” projektit, ndonëse kontratën nuk e ka nënshkruar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?