‘One Direction’ thyejnë rekordin e ‘Beatles’

Ata mund të jenë ndarë , por janë duke kryesuar akoma në tabelat e Billboard në SHBA.

Grupi “One Direction” sapo u barazua me Beatles si grupi e vetëm me tre anëtarë që kanë arritur të përformojnë si solistë në SHBA.

Barazimi erdhi pasi Niall Horan kryesoi listat me debutimin e tij, Flicker, i cili shiti 152,000 kopje javën e kaluar.

Ai ndjek Harry Styles dhe Zayn Malik , duke barazuar rekordin e The Beatles, i cili ka qëndruar si i tillë që nga viti 1971.

Pjesëtarët e tjerë të grupit, Louis Tomlinson dhe Liam Payne nuk kanë realizuar ende albumet e tyre solo, që do të thotë që mbase ata mund të arrijnë të kalojnë rekordin e  ‘Fab Four’.

SHKARKO APP