Oni rrëfen takim me Pamela Anderson: Ende e ngacmojnë (FOTO)
Oni Hysenbelliu u diskutua gjatë mbi disa foto që qarkulluan në rrjete sociale në të cilat fillimsht ndodhej në një tryezë afër me Pamela Anderson dhe pak kohë më vonë shfaqeshin duke dalë nga një hotel.
I ftuar te ”Rudina”, Oni sqaroi se çfarë e çoi në të njëjtën tavolinë me yllin e “Baywatch”. Ai tha se ishte i ftuar si një njeri me influencë dhe përfaqësues nga Shqipëria. Festën e organizonte Pamela, por ftesat nuk i bënte personalisht ajo. I rastisi të uleshin bashkë meqënëse ai ishte i vetmi që nuk kishte shkuar çift. Aty kishin nisur të bisedonin dhe kishin kuptuar se pas pak kohësh do të ishin në të njëjtat data në Miami. Ai për punë dhe ajo po ashtu.
Me këtë rast ishin takuar dhe fotoja duke dalë nga hoteli ishte keqinterpretuar. Oni tha se ishte sërish rastësi që ishin akomoduar në të njëjtin hotel. Meqënëse ishin afër kishin vendosur të dilnin për një kafe miqësore. Ai tha se aktorja vazhdonte të ishte shumë simpatike, kishte ende adhurues dhe mes tyre kishte një miqësi shumë të mirë.