Oops! E ftoi për darkë, por pagoi ajo. Modelja flet për bashkëpunimin me Capital T

A do ta paguante një vajzë shqiptare darkën me një mashkull? Sigurisht kjo është një pyetje që në mendësinë shqiptare, djali është ai që do të paguante përherë.

Mirëpo nuk ka ndodhur kështu me modelen Fiona Metohu. Kjo e fundit tregoi në emisionin “ABC e Padites” me Ermal Peçi që po, ia ka paguar darkën një hollandezi.

Teksa qeshte, pasi për të ishte një pyetje e papritur pohoi se jashtë ekziston një tjetër kulturë, aq mëë shumë kur raportet janë mes të rinjsh apo nisin në moshë të re.

“Ermal na i nxorre të gjitha! Nuk ka sekrete në këtë studio! Hollandezi më fton për një gotë verë dhe isha unë ajo që pagova darkën”.

Ndërkohë pohoi se bashkëpunimi me Capital T në klipin e tij ishte kënaqesi më vetë, por nuk di nëse do ta ribënte edhe njëherë.

 

SHKARKO APP