Opozita ruse: Putin i blen dy vila të dashurës në Turqi, mbrohet nga truprojat e Erdoganit

Edhe pse mbi 118 ditë që nuk ndalon luftën në Ukrainë, opozita në Rusi thotë se Vladimir Putin ka gjetur kohë që të kujdeset për të dashurën e tij Alina Kabaeva, të cilës dyshohet se i ka blerë dy shtëpi të reja luksoze në Turqi.

Po ashtu thuhet se mbrohet nga truprojat e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Alina Kabaeva besohet se është e dashura e kreut të Kremlinit dhe nëna e katër fëmijëve të tij, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Ajo është një ndër personat e sanksionuar nga Britania, BE-ja dhe Kanadaja për lidhjet personale me Putin. Pavarësisht sanksioneve Kabaeva përdor një avion privat “Falcon 7X” me vlerë 32.6 milionë paund që fluturon nën numrin e bishtit RA-09009.

SHKARKO APP