Orgji me 5 femra, politikanit të martuar i publikojnë videon: Nuk jam unë (Video)
Nëse je një personazh publik, sigurisht që çdo gjë në lidhje me jetën private, do të ngjallë kureshtjen e mediave dhe të publikut gjithashtu. Por kur bëhet fjalë për një politikan, vëmendja që u kushtohet këtyre detajeve është akoma më e madhe, dhe sigurisht kthehen në skandale.
Një gjë e tillë i ka ndodhur një politikani brazilian i cili është kthyer në qendër të të gjitha mediave brenda 24 orëve, për shkak të një videoje e cila po bën xhiron e rrjetit.
Aty shihet Joao Doria, kandidat për guvernator në Sao Paulo, i cili është filmuar në një orgji me 5 femra në një hotel. Pamjet janë shpërndarë masivisht vetëm pak ditë larg zgjedhjeve të qeverisë këtë të dielë.
Vetë Joao Doria ka mohuar në mënyrë kategorike të jetë ai në video dhe këmbëngul që ky është një kurth i ngritur nga kundërshtari i tij politik, França. Nëse shikojmë me vëmendje videon, burri në fjalë ngjan shumë me politikanin Doria, por ende nuk është vërtetuar nëse është vërtet ai. Politikani është i martuar dhe kjo kthehet në një skandal të dyfishtë.
KOHA JONË SONDAZH

