Oriola Marashi për Albin Kurtin: E rrëzuan hienat e korrupsionit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rënia e Qeverisë dje ishte e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Ai ka shtuar se pa rënë Qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Këtë mocion që e nisi LDK-ja si partnere e koalicionit, nuk e mbështetën kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe dy deputetët e saj, Haxhi Avdyli e Ardian Shala.
Në seancë pati shumë akuza mes deputetëve kryesisht të LVV-së e LDK-së. Ndër të tjera, LVV-ja e akuzoi LDK-në se e ka tradhëtuar në rrugën e saj drejtë luftimit të krimit dhe këtë e ka bërë në bashkëpunim me presidnetin Thaçi.
Në lidhje me këtë seancë, e cila e la Kosovën pa një qeveri në këtë periudhë të vështirë me pandeminë Covid-19, ka reaguar ashpër edhe modelja shqiptare, Oriola Marashi. Në një postim në Instagram, modelja seksi ka thënë në mes të tjerash se Albin Kurtin e rrëzuan “hijenat e korrupsionit”.