Oriola Marashi shfaqet me thikë në dorë, modelja: Menduat se do vrisja të dashurin?
Modelja e njohur Oriola Marashi prej kohësh është në një lidhje me futbollistin kosovar Eros Grozda. Por kjo u konfirmua vetëm pak kohë më parë, kur çifti vendosi të mos fshihej më, duke u shfaqur bashkë në publik dhe në rrjetet sociale.
Së fundmi Oriola është zhvendosur në shtëpinë e futbollistit në Kroaci, e këtë e kanë treguar dy personazhet në fjalë përmes postime të shumta. Ajo që ka tërhequr vëmendje, ka qënë një video e postuar nga modelja, e cila shfaqet me një thikë në dorë, teksa ecën në oborrin e shtëpis së Eros.
“Menduat se do vrisja të dashurin?”- shkruan ajo krahas videos ku në fakt shkon në breshërin e mbledhur në një karrige dhe e copëton me thikë.