Orkun Kökçü refuzon shiritin e kapitenit me ngjyrën e ylberit, në rrjet ”plas” debati
Shiriti i kapitenëve të skuadrave me ngjyrat e ylberit, por që kapiteni i Feyenoord, Orkun Kökçü u tërhoq nga roli i tij për ndeshjen ndaj AZ Almaar. Kokcu nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale theksoi se për shkak të besimit të tij, nuk ishte personi i duhur për të përcjellë një mesazh të tillë. Qëndrimi i tij ka shkaktuar debate të shumta në rrjete sociale.
“Kam vendosur që të mos e mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit. Është e rëndësishme të theksoj se unë respektoj këdo pavarësisht zgjedhjeve në jetë, secili është i lirë të jetojë si të dëshirojë.
Unë e kuptoj shumë mirë edhe mesazhin që kërkon të përcjellë sporti në lidhje me komunitetin LGBTQ+, por për shkak të besimit tim nuk ndihem si personi i duhur për ta mbajtur shiritin.
Nuk ndjehem rehat dhe e kuptoj që disa njerëz mund të jenë të zhgënjyer nga veprimi im, por absolutisht nuk është ky qëllimi. E di që edhe shumë persona mund të mos i besojnë fjalët e mia, por shpresoj të kuptojnë se një vendim i tillë vjen si pasojë e besimit tim dhe mendoj se diçka e tillë duhet respektuar”.