Pa celular dhe kompjuter, aktori tregon si ja ka dalë
Aktori enigmatik, Christopher Walken, pohon se nuk ka patur kurrë një telefon apo një kompjuter të vetin. Në intervistën e tij virtuale tek “The Late Show”, ai tha ”Dikush duhej të vinte dhe ta vendoste këtë sepse unë nuk kam celular apo kompjuter”, për lidhjen me Zoom.
Sidoqoftë, ai nuk është kundër teknologjisë, vetëm se e arriti atë shumë vonë. ”Mendoj se jam fiks në moshën ku më kaloi para syve dhe unë nuk jam përshirë kurrë në të, sepse do ishte e çuditshme të shihja që një 10-vjeçar di ta përdorë më mirë se unë”.
Walken, 77-vjeç, gjithashtu zbuloi se ai nuk ka dërguar kurrë një email, një mesazh apo një postim në Twitter. “Telefonat janë pak a shumë si një orë: Nëse të duhet një, është gjithmonë dikush që e ka”, shprehet ai.