Pa shumë bujë, por Eleni Foureira ishte mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Shqiptarja që përfaqësoi Qipron në Eurovision ndezi sheshin Skënderbej me performancën e saj mbrëmjen e kaluar (25 korrik).

Ajo këndoi hitin që e renditi në vend të dytë në festivalin europian, “Fuego”, por nuk e mbylli me kaq.

Si e ftuar speciale, përshëndeti shqiptarët duke thënë “Jam shumë e lumtur që jam këtu, në Tiranë”. Pas kësaj, këngëtarja dhuroi spektakël me balerinat seksi me të cilat shoqërohej dhe kërceu disa prej hiteve ndërkombëtare si “Bum Bum Tam Tam” dhe “Tranquila”.

Mbrëmja e 25 korrikut në Tiranë ishte e dedikuar për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas muzikës shqiptare duke mbledhur artistët më të mirë të momentit si: Arilena Ara, Eugent Bushpepa, Samanta Karavella, West Side Family, Ylli Limani, Young Zerka, Grupi Lynx dhe Grupi Ofchestra./Oranews/

https://www.instagram.com/p/BlstVnnggU8/?taken-by=rtvoranews

SHKARKO APP