“Pa të pa”, nga Ermali dhe Davidi super kombinim zërash dhe videoklipi më i shtrenjtë
Temperaturat u rritën dhe ju mos e lini pa e dëgju duetin më të mirë për momentin nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj. Kënga është kthyer tashmë në ritmin e ditës duke pushtuar radiot dhe virale kudo në rrjetet sociale.
Mjafton që të shkruani “Pa të pa” që kështu quhet kënga e do të shihni super suksesin e saj që në ditët e para të publikimit të klipit. Ishte paralajmëruar si një super hit qoftë në kombinim zërash e deri te vizualitetit qē djemtë e muzikës duke interpreruar duken mjaft mirë e origjinalë dhe me stil.
Një prishtinali e një malësor me një nga klipet më të bukura dhe të kushtuara në këtē sezon sapo ka ardhur dhe në linkun më poshtë mund ta shijoni atë e ta kërceni fort pasi jemi të sigurt se do të jetë dyshja më e preferuar e koncerteve verore 2025.

KOHA JONË SONDAZH

