Pa zhurmë e shamatë, aktorët e njohur ndahen kaq miqësisht pas 7 vitesh fejesë

Olivia Wilde and Jason Sudeikis i kanë dhënë fund fejesës së tyre shtatë vjeçare. Lajmin e bën të ditur një burim afër dyshes për revistën “People”. Sipas burimit, çifti janë ndarë shumë miqësisht dhe madje me shumë qetësi kanë ndarë edhe kujdestarinë e fëmijëve.

Fëmijët kanë qenë prioriteti i çiftit prandaj edhe ndarjen e kanë bërë sa më të lehtë të mundshme për ta.

“Ka qenë një ndarje miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme sa i përket kujdestarisë së fëmijëve të tyre. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e familjes për ta”, tha burimi pranë Olivias dhe Jasonit.

Aktorët kanë dy fëmijë të vegjël, një djalë 6 vjeç, Otis Alexander dhe një vajzë 4 vjeç, Daisy Josephine.

SHKARKO APP