Paditet Kim Kardashian

Kim Kardashian është njëra ndër figurat më të komentuara në mbarë globin dhe si e tillë ka nënshkruar shumë kontrata rreth të drejtave të marketingut. Ajo nuk ka të drejtë të përdorë inicialet e saj në produktet kozmetike dhe këtë drejtë mesa duket ajo së fundmi e ka shkelur. Bëhet e ditur se grimerja e famshme daneze, Kirsten Kjaer Weiss e ka paditur Kim Kardashianin, pikërisht për logon e kësaj të fundit “KKW” që ka përdorur në produktet kozmetike. Sipar Weiss kjo logo është duke hutuar klientët, ngaqë është tejet e ngjashme me atë të Kirsten “KW”. Ajo në padinë e saj akuzon 36 vjeçaren se e ka bërë qëllimshëm një gjë të tillë, vetëm që të ngatërrojë klientët me linjën e grimeres. TMZ shkruan, se e paditura Kim ka angazhuar disa avokatë për t’i dalë në mbrojtje rreth kësaj teme, ndërsa Weiss është e bindur që do ta fitojë gjyqin dhe kërkesat e saj janë; ndalimi i shpërndarjes së produkteve të mëtejme të Kimit, si dhe dëmshpërblimin në të holla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?