Pak ditë para dasmës së motrës, Adelina Ismaili nuk mund t’i mbajë emocionet

Ema Ismaili muaj më parë ka konfirmuar se do të martohet gjatë muajit të ardhshëm.

Motra e këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismailit në një prononcim për Telegrafin kishte thënë se “Është e vërtet që do martohem. Nuk kemi caktuar ende datë, por në tetor do të jetë dasma”.

Por, deri në ditën e dasmës s’po mund të përmbahet Adelina e cila po ka vështirësi të shfaq emocionet.

Në fotografinë e fundit të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Adelina shkruar se “do të jetë nusja më e bukur. Me shpirtin më të mirë. Forca ime, mbretëresha ime, Ema ime…”.

Kujtojmë se bukuroshja e familjes Ismaili është e fejuar me Afrim Humollin, i cili është afarist i suksesshëm në Prishtinë.

Ndryshe, përkundër faktit që nuk ka qenë e pranishme në skenë, Ema ka krijuar simpatizuesit e saj, ndërsa në pamje dhe linja trupore, mund të thuhet lirshëm se është më e bukura e motrave Ismaili.

SHKARKO APP