Pak orë para nisjes së sezonit, Renato Mekolli i prish surprizën “Wake Up”

Ka ndezur motorrët e sezonit të ri në Top Channel, programi që zgjon çdo mëngjes shqiptarët në këtë ekran, “Wake Up”. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera do të kemi mundësinë të zgjohemi jo nga 2, por nga 3 moderatorë: Eno Popi, Isli Islami dhe Ori Nebijaj.

Teksa gjatë gjithë verës moderatorët janë përpjekur të mbajnë disa detaje të fshehta përsa i përket programit, i cili këtë sezon mbush plot 10 vjeç, një prej shefave më të njohur të kuzhinës në Shqipëri i ka prishur “surprizën” “Wake Up” duke postuar një foto ku shfaqen 3 moderatorët në studion e re televizive.

“1, 2, 3 prova gjenerale”, shkruan Renato. “Suksese Ori Nebijaj. Unë nuk duroja dot deri nesër pa e vendosur këtë foto sado që nuk lejohet! Dhe pas emisionit të pres në restorant se kemi shumë punë!”

SHKARKO APP