Pak para se të bëhen prindër, moderatori shqiptar i jep fund beqarisë

Ky vit nisi mbarë për moderatorin e “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu, pasi në një status në Facebook, që ditën e parë ai tregoi se i kishte propozuar partneres së tij Iva Vaqarri për martesë. Por duket se viti do të mbyllet po kaq ëmbël për ta.

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, dhe pak para se djali të vijë në jetë, çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë në martesë. Ka qenë vetë Dori që e ka ndarë këtë moment me ndjekësit në Instagramin e tij, ku ka postuar foto nga ceremonia, bashkë me partneren, tanimë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Krahas fotove aktori ka shkruar: “Një jetë me ty. Dy vite bashkë dhe sot një familje”, duke vendosur edhe datën e kurorëzimit, 3 nëntor 2021.

Sakaq, siç dyshja kanë zbuluar gjithçka mes tyre ka rrjedhur shumë natyrshëm. Ata kanë bashkëjetuar prej muajsh, kanë treguar se ardhja e fëmijës në jetën e tyre ishte një surprizë, mirëpo gjërat nuk mund të shkonin më mirë sesa kaq.

SHKARKO APP