Pallati i Brigadave nuk mjaftonte, ja pengu i Bes Kallakut nga dasma përrallore
Aktori i humorit Bes Kallaku ka reaguar menjëherë pas clodhjes që pati nga ceremonia e dasmës me Xhensila Myrtezaj.
Ata u martuan në ambientin e Pallatit të Brigadave, atje ku u kurorëzua dashuria e Princ Lekës por duket se kjo nuk mjafton për Besin.
“Të dashur miq, përulësisht ju falenderoj për cdo urim, secilin prej jush. Faleminderit të gjithëve ju që erdhët edhe na gëzuat zemrën, gëzuat me ne. Jeni miq të mirë. Por flm edhe atyre që nuk mundën dot të vinin. Do kisha dashur të ftoja edhe shumë të tjerë, ose më mirë do kisha dashur të bëja një dasëm brenda pistës së aeroportit për të pasur hapësirë për të gjithë ata që doja ti ftoja,” – shkruajti ai në Instagram.
Më pas nuk harroi të falenderonte të gjithë që u kujdesën për detajet e ceremonisë së tyre, që është ndër më të folurat e momentit.