Pamela Anderson harron miliarderin shqiptar, në krahët e një tjetër futbollisti

Ka kaluar vetëm pak kohë nga fjalët që u përhapën se aktorja e famshme Pamela Anderson po përjetonte diçka me ish-futbollistin shqiptar Fatmir Hysenbenlliu, i cili njihet ndryshe edhe si miliarderi shqiptar që bën një jetë të shfrenuar luksi. Por ndërkohë ylli i “BayWatch” është parë duke shijuar një darkë me futbollistin francez Adil Rami në jug të Francës, ndërkohë që është raportuar se ata tashmë janë në lidhje. Aktorja dhe modelja 49-vjeçare ishte veshur me një fustan mahnitës me lule teksa ecte me sportistin francez, 31 vjeç. Ndërsa ata u larguan, Pamela dhe Adil, i cili luan për ekipin spanjoll Sevilla FC, po mbanin një distancë të vogël, ndërsa u bashkuan me shokët pas një darke në restorantin elegant La Maison në Nice.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?