Pamela Anderson kritikon publikisht Kim Kardashian

Javën e kaluar Pamela Anderson i drejton një letër Kim Kardashian ku e këshillon të mos veshë më rroba prej gëzofi apo lëkurë kafshësh.

Duket se ylli i “Keeping up with the Kardashians” i ka injoruar krejtësisht fjalët e saj duke u shfaqur mëngjesin e sotëm me një pallto gëzofi në episodin e fundit të “Good Morning Britain”.

50-vjeçarja e “Baywatch” i është drejtuar sërish haptazi duke thënë se një njeri kaq i ëmbël dhe zemërmirë si Kim nuk duhet të zgjedhë të vishet me lëkurë kafshësh pasi ky është një shembull negativ për publikun.

“Unë jam vegane, nuk e konsumoj mishin e kafshëve. Të vrasësh kafshë për të krijuar veshje më duket diçka e tmerrshme, kështu dëmton çdo gjë. Nuk po mbaj qëndrim prej diktatoreje kundrejt Kim, por ajo duhet të tregohet e kujdesshme dhe t’i ndryshojë këto zgjedhje të gabuara.”

SHKARKO APP