Pamela Anderson kritikon publikisht Kim Kardashian
Pamela Anderson i shkroi një letër Kim Kardashian duke i kërkuar asaj të ndalonte veshjen e gëzofit. Ajo e këshillon yllin e Kardashain të mos veshë më rroba gëzofi apo lëkurë kafshësh. 50- vjeçarja e Baywatch vazhdoi të transmetojë mesazhin e saj të pasionuar, ndërsa ajo u shfaq në episodin e “Good Morning Britain” ditën e mërkurë. Ajo e vazhdoi letrën e saj duke pranuar se një njeri me kaq zemër të madhe dhe kaq e ëmbël, duhet të zgjedhë të mos veshi rroba të tilla, pasi ky është një shembull negativ për publikun.
“Unë jam vegane, nuk e konsumoj mishin e kafshëve. Të vrasësh kafshë për të krijuar veshje më duket diçka e tmerrshme, kështu dëmton çdo gjë. Nuk po mbaj qëndrim prej diktatoreje kundrejt Kim, por ajo duhet të tregohet e kujdesshme dhe t’i ndryshojë këto zgjedhje të gabuara, u shpreh Pamela.