Pamela Anderson mbush 57 vjeç, bën postimin e veçantë nga kopshti i shtëpisë

Aktorja kanadezo-amerikane Pamela Anderson mbush 57 vjeç ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ata që e uruan për ditën e veçantë.

Aktorja e njohur, e cila tashmë merret me gatim, madje ka nxjerrë edhe librin e saj me receta, në postimin e saj është shprehur se “është më e lumtur se kurrë”.

Në veçanti, Pamela Anderson publikoi një sërë fotosh në llogarinë e saj personale. Në njërën prej tyre shihet e buzëqeshur duke u marrë me bimët, ndërsa në fotot e tjera u ka treguar miqve online kopshtin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: Më e lumtur se kurrë…Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe urimet tuaja për ditëlindje. Me dashuri, P.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?